Bombola gazi, pishtarë kampingu, bateri dhe soba portative: ka një bum të kërkesave në dyqanet në zona të ndryshme të Spanjës për shpalljen e një ndërprerjeje të supozuar të energjisë elektrike.
Një nismë sociale që filloi nga një fushatë e qeverisë austriake dhe forcave të armatosura, e cila paralajmëron mundësinë “reale” që të ketë një ndërprerje të energjisë dhe ofron këshilla për popullatën për t’u përgatitur për këtë eventualitet.
Pavarësisht sigurimeve të autoriteteve spanjolle dhe atyre që janë përgjegjës për rrjetet elektrike, frika vazhdon të përhapet. Në fakt, gara ka nisur për të blerë produkte që mund të kompensojnë mungesën e energjisë elektrike.
Situatë që të kujton fillimin e pandemisë, kur u përhapën thashethemet e rreme se mund të mungojnë produkte si letra higjienike.
Por sipas ekspertëve, ka shumë pak gjasa që të ndodhë një ndërprerje e madhe në vend, falë varësisë më të ulët të energjisë dhe diversifikimit më të madh të burimeve të energjisë, ku mund të mbështetet në krahasim me shtetet e tjera.
“Nuk ka asnjë tregues objektiv se një ngjarje e këtyre karakteristikave mund të ndodhë në vendin tonë”, thuhet në një deklaratë të Rrjetit Elektrik Spanjoll, grupi që administron sistemin kombëtar të energjisë elektrike.
/a.r