“E kisha si vëllanë tim, nuk doja ta vrisja”. Kjo është dëshmia që ka dhënë Jasin Sulo para zv.prokurorit të Komos. 31-vjeçari ka vrarë gjatë festës së fundvitit bashkatdhetarin e tij, Ermal Abdushi.
26vjeçari i vrarë dhe Sulo ndodheshin në shtëpinë e këtij të fundit në moment ne ngjarjes. Bashkë me ta ndodhej dhe një kushëri i viktimës, i cili kishte pak muaj që kishte shkuar nga Shqipëria në Itali, bashkëshortja e Sulos dhe dy miq.
Policia ka arrestuar Bajram Mersini, 23 vjeç pasi u kap me drogë dhe do të akuzohet për fshehjen e armës së krimit. Gjithashtu një tjetër shqiptar 29 vjeç me banim në Zvicër ka ndihmuar në fshehjen e provave të krimit. 31vjeçari gjatë dëshmisë së tij ka thënë se pistoletën me të cilën vra u plumb në gojë Abdushin, e kishte blerë për t’u mbrojtur nga grabitësit.
Pistoleta rezulton se është vjedhur më 28 dhjetor, dy ditë para vrasjes. Ngjarja tragjike ndodhi më 30 dhjetor rreth orës 19:30, ku Sulo pretendon se po ia tregonte 26-vjeçarit. “Mendova se ishte pa plumb. Isha i qetë”, tregon 31-vjeçari. Por në fakt pistoleta ishte e mbushur dhe shkrepja e saj bëri që Abdushi të qëllojej me plumb në fytyrë. Ai vdiq menjëherë pavarësisht se Sulo dhe të pranishmit u përpoqën ta dërgonin në spital, ku mbërri një orë më pas.
Pasi kanë mbërritur në spital, Sulo ka thënë se do të përkonte makinën dhe në këto momente është larguar. Ai i ka telefonuar bashkëshortes. “E djallosa, qëllova dhe vrava një person”, i ka thënë në telefon ai gruas së tij.
Pak minuta pasi kishin mbërritur në spital, kushëriri i Abdushit ka tregua policinë se çfarë kishte ndodhur. Ndaj Sulos do të rëndojnë akuzat e vrasjes, armëmbajtje pa leje dhe grabitjes. Ermal Abdushi ishte mjaft i njohur në zonë, kjo jo vetëm për faktin se ishte futbollist por edhe se pak muaj më parë kishte mbrojtur nënën e tij nga tentative për ta vrarë ishburri.