Yllit të Instagramit, Dan Bilzerian pretendon se dikush ia vodhi orën e tij luksoze nga dora gjatë ndeshjes së boksit së Canelo Alvarez në Las Vegas dhe tani ka përfshirë edhe policët në këtë rast.
Dan theksoi se po bënte një sërë fotografish me fansat gjersa mendon se mund t’i ketë rrëshqitur nga kyçi dorës, sepse është shumë e lehtë dhe se nuk ka një kapëse.
Personazhi i popullarizuar i rrjeteve sociale thotë më tej se e paraqiti rastin menjëherë në polici pas përleshjes të së shtunës mbrëma dhe tani po ofron një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për çdo person që mund të japë informacion në lidhje me orën.