Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm mesazhin e aktorit Robert Ndrenika i cili përcjell një thirrje për vaksinimin kundër COVID.
Ndrenika shprehet se vaksinimi është një akt dashurie për të na mbrojtur dhe për të jetuar më pranë njëri tjetrit.
“Nipërit dhe mbesat nuk reshtin së na dhëni dashuri ne gjyshërve. Jam i bindur se edhe vaksinimi është një akt dashurie për të na mbrojtur ne e për të jetuar më pranë njëri tjetrit”, mbyllet mesazhi i tij.
g.kosovari