Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor në PD.
Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahej me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas. Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë.
Duke folur lidhur me këto lëvizje në PD, analisti Agim Baçi ka theksuar se Vokshi dhe Këlliçi duhej të kërkonin vetë zgjedhje pasi mandati kishte mbaruar. Sipas Baçit, kreu i PD-së ka përgjegjësi vetëm për fakti pse i kërkoi në këtë kohë.
“Është normale të ketë zgjedhje, se ato të dy si Vokshi dhe Këlliçi duhet të kërkonin zgjedhje. Se Këlliçi ka kaluar edhe moshën nuk mund të jetë gjithmonë. Por Basha ka përgjegjësi pse e bën tani ndërsa të tjera s’ka.” tha Agim Baçi.
/b.h