Deputetja e PD-së Grida Duma i është drejtuar me tone të ashpra Lindita Nikollës sot në Kuvend, duke kërkuar që ajo t’i ndërpresë fjalën kryeministrit kur ai u drejtohet me përçmim deputetëve të PD-së.
‘Ai është i gjithi një karikaturë e demokracisë, duhet të ishte aty e të dëgjonte. Sa herë që del një deputet i opozitës ju ja merrni fjalën. Kam dëgjuar 7 fjalime të kryeministri që e trajtoni si më të barabartë se të barabartët, mos e trajtoni si eprorin tuaj dhe pranoni të jeni vartëse. Që ti drejtohet deputetëve të opozitës në emër të profesionit duke përçmuar ju duhet t’ja ndalonit fjalën. Ju duhet ta ndalonit’– tha Duma.
/b.h