Qeveria angleze parashikon dhurimin e mijëra telefonëve celularë të burgosurve për të folur me familjet.
Nga kjo iniciativë e ministrit të drejtësisë raporton Top Channel do të përfitojnë edhe 1500 shtetas shqiptarë që ndodhen në qelitë e burgjeve angleze.
Kjo nisëm do të jetë e kontrolluar. Bëhet fjalë për telefona celularë të sigurt të cilët mund të telefonojnë vetëm numra të aprovuar më parë.
Disa muaj më parë një skemë pilot shpërndau 1,500 celularë në burgje të ndryshme gjatë pandemisë kur u ndaluan takimet ballë për ballë të familjarëve me të burgosurit.
Me lejimin e celularëve në burgje bisedat do të monitorohen dhe regjistrohen përmes një përzgjedhje rastësore.
Edha ata të dënuar për terrorizëm do të jenë përfitues celularës, por bisedat e tyre automatikisht do të regjistrohen. Pagesa e impulsive telefonike të përdorura do të blihen nga të burgosurit me paratë që përfitojnë nga puna në burgje.
Në të shkuarën mediat britanike kanë zbuluar dhe raportuar se shqiptarë të dënuar kryesisht për trafik droge në Angli përdorin telefona ilegal në burgje dhe postojnë foto në Instagram.
Rasti më i fundit është investigimi gazetës “Sunday Telegraph” për një shqiptar i dënuar me 27 vite burg në Angli për trafik droge.
Valjet Pepaj me origjinë nga Shkodra përdorte ilegalisht një celular në qeli për të folur me familjarë të tij dhe hidhte foto nga qelia në “Instagram”.
Sipas kësaj gazete kjo është një tallje e madhe e sistemit të burgjeve nga ky shqiptar. Valjet Pepaj, është dënuar në vitin 2018, pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kilogramë drogë me vlerë 2 milionë stërlina.
Pepaj thotë gazeta angleze, ishte kreu i një organizate kriminale shqiptare që po përpiqej të shtrinte influencën e vet në tregun e drogës.
Edi Vyzaj, një tjetër anëtar i bandës i dënuar me 18 vite burg po ashtu është zbuluar se përdorte ilegalisht një telefon nga burgu.
Krejnar Hasanaj është një tjetër shqiptarë I ekspozuar nga The Sun për përdorimin e një Iphone në qeli përmes të cilit me Facetime fliste me familjen në Tropojë.
/b.h