Ardit Hida, i riu i cili goditi për vdekje me thikë Florenc Kovaçin dhe duke plagosur vëllain e tij, Mikel Kovaçin, është lënë në burg sot nga Gjykata.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 5 nëntorit, pas një sherri ku u përfshinë dy vëllezërit dhe autori. l.
Policia arrestoi Ardit Hidën 24, i cili pranoi autorësinë e krimit. Shkak i sherrit mes tyre dyshohet se u bë një vajzë 14-vjeçare, për të cilën nëna e viktimës, Mirela Kuçi u shpreh sot se ajo është konsumuese e lëndëve narkotike.
/b.h