Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka pritur në takim reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.
“Progres raporti i këtij viti më i miri për Shqipërinë, i ka hapur dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Edhe pse kjo është ndërlidhur me zgjedhjen e mosmarrëveshjes Bullgari Maqedoni.
E rëndësishme për ne është se do vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet për të çuar para reformat. Theksuam nevojën e dakordësisë së të gjitha palëve për zgjatjen e organeve të vetingut.
Nuk ka mungesë dakordësia. Xhafaj ka dhënë kontribut të rëndësishëm në draftim dhe çuarjen përpara të reformës. Xhafa ka prezantuar këndvështrimin e tij lidhur me këtë çështje, por kemi rëndë dakord që të kemi opinion të ri”, tha Balla.
g.kosovari