Korçë – Shtohen të prekurit nga Covid në burgun e Drenovës. Prej disa ditësh që prej shpërthimit të virusit në ambientet e burgut të Drenovës ka shkuar në 3 numri i të burgosurve në gjendje të rëndë të cilët janë transportuar në spitalin e Tiranës.
Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme me një të dënuar të sigurisë së zakonshme i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt Tiranës.
Nga burime për Klan News bëhet me dije se të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin jashtë parametrave. Ata po marrin mjekim më të specializuar në Tiranë, por ende janë në kushte jo të mira shëndetësore.
Nga ana tjetër, vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të prekur.
/a.r