Në vitet 1960-1962 Sigurimi i Shtetit bëhet viktimë e një mashtruesi të kalibrit ndërkombëtar. Ishte një italian, që përmes rezidenturës së Sigurimit të Shtetit në Romë, peshkon shqiptarët duke u premtuar sekretin e Bombës Atomike si dhe skicat e një tjetër arme, më pak më të rëndësishme.
Skenari i mashtruesit italian, ishte krejt i ngjashëm me atë të përshkruar, pak vite më parë, më 1958, nga shkrimtari britanik Graham Grin (Graham Greene), në romanin e tij “Njeriu ynë në Havanë”.
Ndryshimi i vetëm ishte se personazhi fiction i Grin ishte i një niveli më të ulët, pasi i shiti Shërbimit Sekret Britanik të dhëna false për një armë të re, por të kategorisë së mesme, ndërkohë që italiani mashtrues arrin tu shesë shqiptarëve – sapun për djathë – vetë sekretin e bombës atomike.
E gjithë kjo histori vjen me zë e figurë në pjesën e dytë të dokumentarit në videon e mëposhtme që bazohet në filmimet autentike të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut dhe Feçorr Shehut, që u transmetua për herë të parë në ABC, në minutazhin e ciklit Abc/Story të gazetarit Ferdinand Dervishi./m.j