Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati ka komentuar deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, nëpërmjet të cilave ky i fundit shprehu se ish-kryeministri Berisha është kthyer në tub oksigjeni për regjimin e Ramës.
Bushati ironizon Bashën me shprehjen se “i ka rënë dielli në kokë” , duke theksuar gjithashtu se Basha nuk e gjeti dot kurrë kohën e tij.
“Mos ia vini re Lulit….i ka rënë dielli në kokë sot…
Është nëntor…dhe 27 gradë….plus dhe 30 gradë tjera nga Foltorja…. Ai nuk e gjeti kurrë kohën e vet…
Ngriu në korrik 2017…. e do të shkrijë krejt deri në dhjetor 2021….”, shkruan Bushati në rrjetin social Facebook./m.j