Një çift nga Afganistani ia dorëzoi fëmijën e tyre ushtrisë amerikane, teksa turma shtyhej për t’u futur në aeroplanët transportues gjatë 19 gushtit, për t’iu shmangur dhunës dhe represionit të talebanëve që kishin marrë nën kontroll territorin afgan.
Që prej momentit të dorëzimit, ata nuk dinë asgjë për djalin e tyre.
Zyrtarët amerikanë që janë të informuar për situatën, kanë njoftuar se të gjitha shërbimet janë informuar dhe janë duke e kërkuar djaloshin e vogël i cili ishte bërë kryelajm i mediave ndërkombëtare.
Babai, Mirza Ali, 35-vjeç tha se ka folur me më shumë se 20 persona, zyrtarë e ushtarë, për të mësuar për fatin e djalit.
Një prej zyrtarëve i tha se ai mund të jetë evakuar, pasi nuk kanë resurse që të kujdesen për fëmijët në aeroport.
Mirza Ali, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tjerë janë evakuar dhe u dërguan në Katar, nga ku vazhduan rrugëtimin për në Gjermani, e tani gjenden në SHBA, në Teksas, së bashku me refugjatët e tjerë ku po presin që t’ju tregohet se ku do të qëndrojnë./m.j