Një skelet i rrallë është gjetur në Parkun Kombëtar “Canyonlands” të Jutas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është gjetur në fund të një shkëmbi dhe sipas paleontologëve, është afërsisht 290 milionë vjet i vjetër.
Skeleti kërcënohej nga erozioni me çdo stuhi shiu që godiste kanionin, por tani do të kurohet si një ekzemplar në koleksionet fosile të Shërbimit të Parkut Kombëtar.
Më pas do të jetë gati për ekspozita muze dhe kërkime të ndryshme shkencore./m.j