Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Vlorë në kuadër të planit të veprimit të pastrimit rrënjësor të Shqipërisë.
Aksioni do të nis ditën e sotme në Pyllin e Sodës në Vlorë, Por Bashkiak e Vlorës ka nisur aksionin e pastrimit që ditën e djeshme dhe vijon ende edhe sot, ku punonjës të thjesht e deri te Drejtorë po pastrojnë “Pyllin e Sodes”.“
Rama paralajmëroi bashkitë nëse nuk pastrojnë territorin e tyre.
“Fillimisht do të pastrohen të gjitha pikat e nxehta dhe më pas do të parandalojmë që të mos rikrijohen më këto pika. Nuk është hera e parë që ne bëjmë aktivitete të tilla. Është koha jo vetëm të ndahen por edhe të kërkohen nga secili nga çdo institucion dhe çdo individë. Jemi në rrugën e zbatimit, asnjë bashki nuk do të lejohet të bëjë asgjë tjetër nëse nuk garanton të gjitha burime financiare të nevojshme për pastrimin dhe nëse nuk garanton që ato burime përkthehen në një rezultat konkret. Ministria e Turizmit ka nxjerrë se sa i kushton pastrimi çdo bashkie dhe në bazë të kësaj do të parashikohet edhe buxheti pasardhës i bashkive. Cdo bashki sot ka në dispozicion një pikë fundore për grumbullimin e mbetjeve dhe është e patolerueshme që plehrat të grumbullohen në mes të rrugës. Pikat fundore janë qoftë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve qoftë edhe në landfillet. Asnjë bashki nuk do të lejohet që për justifikime të pajustifikueshme në vend që ti çojë ato në pikën fundore që krijojë pika të tjera të paligjshme grumbullimi dhe për këtë ligji parashikon sanksione për kryetarët e bashkive dhe vetë bashkitë”, tha Rama.
/b.h