Është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike në qarkun e Korçës. Mësohet se në këtë operacion janë arrestuar disa persona.
Lënda narkotike është sekuestruar gjate operacionit të sektorit te anti-trafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.
I përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, sipas burimeve konfidenciale mësohet të jetë edhe një avokat.
Operacioni po vijon, ndërsa priten arrestime të personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike./m.j