Elbasan- Ky që shihni në foton e mëposhtme është 28-vjeçari Florenc Kovaçi, i cili u vra me thikë mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Në këtë ngjarje i plagosur mbeti edhe vëllai i tij më i vogël 19-vjeçarit Mikel Kovaçi në Elbasan.
Autori i këtij krimi është Ardit Hida 24 vjeç, i cili u arrestua vetëm pak pas ngjarjes. Gjatë operacionit për kapjen e tij policia gjeti dhe sekuestroi edhe thikën me të cilin autori i mori jetën 28 vjeçarit. Përpara bluve autori e ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe të plagosjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri me thika mbrëmjen e të premtes që agravoi në përdorimin e armëve të ftohta çka solli edhe këtë bilanc tragjik.
Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur një djalë 28-vjeçar, ndërsa vëllai i tij i vogël 19-vjeçari Mikel Kovaçi ka mbetur i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është e rëndë.
Zyrtarisht, policia e Elbasanit tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”. Paraprakisht dyshohet se gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë. Sot