Një drejtor shkolle është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku 59-vjeçari, Adriatik Haxhillari ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme dy nxënëset e tij.
Sipas informacioneve, të siguruara nga korrespondentja “Panorama”, ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë.
Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbuloje në prani të psikologeve nga dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës.
Sipas burimeve bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave, e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrjet në telefon në orën 23 të natës. Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për ti kërkuar ndjesë.
Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur ti bindë për të treguar se çfarë kishte ndodhur.
Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”. Ndërkohë mësohet se drejtori është pezulluar nga puna. panorama.al