Forcat Renea kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku u gjet i trupi i viktimës së biznesmenit.
Mendohet që brenda një ore do të bëhet i mundur transportimi i trupi të pajetë drejt morgut.
“Trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës nuk është lëvizur akoma për shkak të terrenit të vështirë. Forcat Renea kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku u gjet i trupi i viktimës së biznesmenit. Mendohet që brenda një ore do të bëhet i mundur transportimi i trupi të pajetë drejt morgut. Në këto momente janë pyetur edhe miqtë dhe familjarët e tij. Ata kanë pretenduar se kanë pirë një birrë të gjithë dhe më pas Fred Rushaj e ka marrë me makinë. Nga ana tjetër Ferdinand Rrushi ka mohuar të kishte gisht në ngjarjen e rëndë, por më pas Policia ka deklaruar se ka mbledhur prova që e implikojnë atë në krim. Mendohet se për shkak se trupi kishte filluar dekompozimin ai të jetë vrarë që natën kur është rrëmbyer”, tha gazetarja Lala.
Bëhet fjalë për një rrëpirë rreth 200-300 metra, madje policët janë dëmtuar në përpjekjet për nxjerrjen e trupit. BW