Kanë marrë një tjetër kthesë hetimet për vrasjen e arkitektit italian, Roberto Mottura. Një prej shqiptarëve të arrestuar për ngjarjen është liruar nga burgu.
Avokati i Flaogert Sylës, 26 vjeç ka arritur të provojë që në momentin e ngjarjes, ndodhej në shtëpi së bashku me të dashurën, në një banesë në qendër të Valle di Maddaloni. Shpëtuese për Sylën kanë qenë disa foto që janë shkrepur nga celulari disa momente para krimit.
Në total për ngjarjen e rëndë u ndaluan tre shqiptarë. Ata kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e arkitektit, i cili u mundua që të kapte në befasi 3 hajdutët. Por fatkeqësisht një prej tyre e qëlloi me armë dhe 49-vjeçari nga Torino ndërroi jetë në sy të gruas dhe djalit.
/a.r