Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të mblidhet në një takim mbrëmjen e sotme në Selinë Blu, pak orë pasi Lulzim Basha njoftoi se do të ketë një riorganizim të këtij forumi.
Burime nga FRPD i thanë Fax News se FRPD është organizatë partnere e PD-së, prandaj dhe çelja e garës për kryetarin e ri të FRPD-së është bërë në shkelje të statutit.
“Sot ne oren 19:00 ne seline e Partise Demokratike, kryesia e FRPDSH do te zhvilloje nje mbledhje kryesie dhe me pas do kete nje prononcim per shtyp. (FRPDSH eshte organizate partnere e PDSH, ka forumet e veta dhe statuin e vet dhe celja e gares nga PdSH eshte ne shkelje te statutit)”, thuhet ne reagimin e FRPD.
Ditën e sotme, Lulzim Basha lajmëroi se do të ketë riorganizim të FRPD-së përshkak se shumë nga anëtarëve iu ka mbaruar mandati. Më tej, thuhet në njoftim, do të procedohet me hapjen e garës për kryetarin e ri të FRPD-së.
Sipas burimeve, kryetari aktual i FRPD-se, Belind Këlliçi ka vendosur t’i bashkohet Foltores së Berishës që do të mbajë me të rinjtë e PD-së në Tiranë ditën e diel. Kjo ka sjellë lëvizjen e Bashës i cili i druhet humbjes se mbeshtetjes ne forumin rinor.
Mbetet per t’u pare cfare do te ndodhe me forumin rinor te Partise Demokratike, dhe ado te lejohet te mbaje mbledhjet e saj, pasi ky forum takimet i zhvillon brenda Selise Blu./m.j