Në “Kontrast”, kreu i PAA-së, Agron Duka është ndalur që të flasë edhe për ‘Foltoren’ e Sali Berishës. Ai tha se mendon që pas 11 dhjetorit, pra kur është thirrur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, Berisha mund të tërhiqet, e ndërsa shtoi se gjëja më e fisnike që do të bënte është tërheqja.
“Pas 11 dhjetorit, mund të ketë një tërheqje, është fisnikëria më e madhe që mund të bëjë, në moshën 77 vjeçare, doli në bazë, mblodhi njerëzit dhe nesër nëse e ndihmon PD nga jashtë, është gjëja më e mirë që mund të bëjë”, tha Duka.
g.kosovari