Daja i vajzës 6-vjeçare, e cila u dhunua barbarisht nga babai i saj, ka dhënë një tjetër version të ngjarjes së rëndë.
Përmes një interviste të dhënë në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, ai deklaroi se qëllimi i babait ishte trafikimi i organeve të së bijës. sipas tij motrës po i bëhet presion për të fshehur ngjarjen, ndaj dhe kërkoi nga organet ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen.
Daja rrëfen gjithashtu një bisedë të bërë në telefon me vajzën e vogël në muajin gusht, ku ajo i shpreh frikën se do ta rrahin.
“Do më rrahin mua, kam frikë se ke ik larg daje”, i ka thënë vajza në telefon.
“Në 2014 motra ka dështuar. Unë nuk e dija që isha shtatzënë sepse kisha gruan sëmurë dhe më pas vdiq. Kishte dështuar dhe më përpara, sepse ishte qëllimi që të mos lindte fëmijë që ta trafikonin.
Unë i bëj thirrje të gjithë shtetit që të vihet në lëvizje dhe të dënohet akti. Dyshimet e mia janë për transplant për vajzën e motrës sime dhe motra ime është nën presionin e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët të dalin para drejtësisë. Jam i mendimit se e donin për transplant. I bëj thirrje shtetit që të vihen në lëvizje e të vihen para përgjegjësisë. Të shpëtohet mbesa.
Unë mora vajzën i thash a ke punuar. Po më tha. E pyes si është vajza, mirë më thotë. I them ma jep të flas me vajzën.
Vajza më tha në telefon: “Do më rrafin mue, kam frikë se ke ik larg daje”
Në muajin gusht të 2021-shit ka ndodhur kjo. Në shtator i bie motrës në telefon s’ma hapte. Kur e kam vesh ditën e premte kam dashur të shkoj te vajza. Dëshmia ime është kjo që e kanë dhunuar për t’i trafikuar organet”, tha ai.
/b.h