Dy të dënuar me vdekje në Japoni po ndërmarrin veprime ligjore kundër autoriteteve për mënyrën e ekzekutimit të tyre.
Padia e tyre bëhet pasi sipas ligjeve në Japoni të burgosurit njoftohen disa orë para ekzekutimit të tyre me varje.
Avokatët e dy të dënuarve argumentojnë se njoftimi në një kohë të shkurtër është trajtim çnjerëzor.
“Të burgosurit e dënuar me vdekje jetojnë çdo mëngjes me frikë se ajo ditë do të jetë e fundit”, ka thënë avokati i tyre.
Nga ana tjetër organizatat e te drejtave të njeriut kanë kritikuar prej kohësh praktikën duke thënë se ajo ndikon në shëndetin mendor të të burgosurve.
Të burgosurit me padinë e ngritur kundër qeverisë kërkojnë një dëmshpërblim prej 193 mijë Dollarë.
Në Japoni janë mbi 100 persona të dënuar me vdekje, por asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar në dy vitet e fundit.
/a.r