Një sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestruar nga autoritetet italiane në Verona dhe janë arrestuar 3 shqiptarë.
11 kilogramë kokainë u gjetën të fshehura në bagazhin e dy automjeteve luksoze. Droga llogaritej të kishte një vlerë rreth 1 milion Euro nëse do të shitej me pakicë. Lënda narkotike ishte fshehur në një vend të modifikuar në bagazhin e automjeteve.
Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë i ditur, por mosha e tyre është 30 deri në 40 vjeç, dhe sipas shtypit italian, janë të gjithë me banim në Shqipëri.
Dy automjetet e shqiptarëve u ndaluan në autostradë duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Makinat ishin me motor të fuqishëm dhe me targa gjermane. Nga hetimet e deritanishme rezulton se droga kishte për destinacion tregun italian.
/a.r