Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj gjatë një intervistë televizive, foli për nismën e mundshme të Bashës për të bërë vetting në politikë.
Xhafaj thekson se SPAK nuk merret me çështje administrative, por me penale. Ai shtoi se Basha po flet me dy standarde, pasi tani thotë se e vlerëson SPAK-un, që dikur ka thënë se SPAK nuk ka pasur asnjë rezultat.
“SPAK nuk mund të bëjë vettingun e politikanëve. Kjo sepse SPAK është për të bërë ndëshkimin penal të politikanëve dhe jo për procese administrative.
SPAK ka afër 20 prokurorë, që edhe me këtë ngarkesë që i kemi dhënë është me super ngarkesë, e jo më t’i japim punë shtesë. Ajo që nuk bie dakord me Bashën, është se tha se SPAK ka zero rezultate dhe pastaj shprehet se SPAK duhet që të hetojë, një qasje me dy standarde, non sens duket që nuk qëndron”, u shpreh Xhafaj.
/b.h
Te drejte ka xhafa,spak nuke eshte per vitingun e politikanve,spak eshte per ata qe vjedhin energjine e per cironka te vogla.
Ku ka spak a drejtesi qe mund te merret me ju,ja jeni hajdut klasit.po te kete drejtesi ju duhet tju kofiskohen parate e pasurite qe ju keni plackite shqiptarve mjerane te pa mbrojtur