Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa komenton nismën e Ballkanit të Hapur, që u mbajt në Beograd thotë se në mes qëndron tradhtia.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se kjo nismë është një tradhti ndaj Kosovës dhe aspiratës evropiane të shqiptarëve.
Për Shqipërinë, thotë Vasili, ka vetëm një rruge, qe meriton çdo sakrifice dhe ajo është integrimi në Bashkimin Evropian.
Reagimi i Petrit Vasilit
Rama, Open Ballkan dhe tradhtia ne mes!
Open Ballkan është qartësisht për Edi Ramen skena e dhurua nga Vuçiç që një i shitur si Edi Rama te luaje dramën e tradhtisë se vet.
Tradhtia është vendosur si shumëkëmbësh ne mes te skenës qe tradhtari Rama te luaje përqark saj vallen e zeze te tradhtisë.
Tradhti ndaj Kosoves te cilen Rama e uren e stigmatizon e perçmon dhe i fut thika pa shpine gje qe nuk e ka bere kurre asnje shqiptar tjeter qofte ky lider apo qytetar i thjeshte.
Tradhti ndaj Shqiperise, te ciles ja shet falas interesat ekonomike dhe gjeostrategjike ne kembim te dashurise per Vuçiçin dhe interesave te Serbise.
Tradhti ndaj integrimit europian te Shqiperise, duke nxitur e provokuar urrejtjen ndaj Bashkimit Europian, duke mos permbushur asnje kusht per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE, duke folur 24 ore ne dite per nje hiçgje si Open Balkan thjesht per te relativizuar integrimin ne BE dhe per te realizuar alibine per orientimin drejt Lindjes.
Tradhti ndaj interesave te përditshme te shqiptareve duke i bishtnuar zgjidhjes se problemeve kritike te ekonomise se vendit dhe ekonomise familjare te shqiptareve dhe duke u perdredhur e bere lozonjarin me Vuçiçin ne kurriz te interesave te shqiptareve duke u bere sherbim interesave ekonomike dhe gjeopolitike te Serbise.
Sa here qe Open Balkan çfaqet eshte e qarte per kedo qe Rama ka gatuar tradhtinë e radhes.
Te gjithat sperdredhjet prostitutive para kamerave te Rames per Open Ballkan s’jane gje tjeter veçse konfirmime te reja te njepasnjeshme te nje tradhetie, qe vetem thellohet.
Per Shqiperine ka vetem nje rruge, qe meriton cdo sakrifice dhe ajo eshte integrimi ne Bashkimin Europian.
Plotesimi i kushteve eshte Road Map-i per te arritur ne BE, ne kete destinacion integrues prosperues dhe shumedimensional.
Shqiptaret kane vetem nje aspirate: Shqiperia si gjithe Europa dhe jo Shqiperia si Serbia.