Mediat greke kanë postuar pamje të momentit kur burri përpiqet të vrasë ish-gruan në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë Ierapetra. Në trupin e të ndjerës Nektaria, 48 vjeç, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj u gjendën 16 plagë thikash.
Në pamje shihet autori i vrasjes duke ndjekur me vrap gruan e tij, në banesën që kjo e fundit kishte marrë me qira, ndërsa e ndjera vrapon t’i shpëtuar vrasësit, i cili me thikën në dorë dhe kokoren në kokë po e ndiqte për ta vrarë.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta për t’i shpëtuar, ish-bashkëshorti e vrau atë duke e goditur me thikë. Menjëherë pas vrasjes së ish-bashkëshortes, autori largohet i pashqetësuar nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur thikën në dorë, ai shkon te motori i tij për t’u larguar nga vendi i krimit.
Aty, në parkingun e banesës me qira, teksa po largohej, është afruar nga pronari i biznesit, i cili ka lajmëruar edhe policinë./m.j