Kina do të përmirësojë aplikimin e teknologjisë shkencore në mbrojtjen e relikteve kulturore gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), citon “Xinhua” një zyrtar të Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë.
Një plan për mbrojtjen e relikteve kulturore dhe inovacionin e teknologjisë shkencore pritet të publikohet.
“Kina do të forcojë vazhdimisht kërkimin bazë dhe kërkimin ndërdisiplinor për të thelluar të kuptuarit e civilizimit dhe relikteve kulturore dhe për të përmirësuar sistemin teorik të mbrojtjes së relikteve kulturore”, -tha në një konferencë për shtyp Wu Yuanbin, drejtor i përgjithshëm i Shkencës dhe Teknologjisë për Zhvillimin Shoqëror në Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë.
“Kina do të arrijë përparime të reja në sigurinë dhe mbrojtjen e relikteve kulturore, monitorimin dhe paralajmërimin e hershëm, zbulimin arkeologjik dhe analizën e mbetjeve, vlerësimin e stabilitetit strukturor të relikteve kulturore dhe shpëtimin dhe mbrojtjen e relikteve kulturore”, -tha Wu, duke shtuar se vendi ka bërë përparim dhe arritje të mira në studimin e relikteve kulturore, duke përfshirë analizën e izotopit, analizën e elementeve gjurmë, analizën e mbetjeve organike dhe kërkimin e ADN-së.
Sipas Wu, Kina gjithashtu do të përmirësojë shfaqjen e relikteve kulturore përmes mjeteve të teknologjisë shkencore