Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke ju përgjigjur komentit të deputetit të PD-së Tritan Shehu nëse vaksinat kundër COVID që përdoren në vendin tonë janë të sigurta, ministrja tha se ato janë të aprovuara nga OBSH. Manastirliu tha se ndjen keqardhje që dëgjon nga një mjek shprehjen se vaksinat janë të pasigurta, kjo pasi sipas saj ato certifikohet nga Agjencitë e Prodhimit të Barnave në vendin ku ato prodhohen. Ministrja tha se deri në mesin e vitit 2022, parashikojnë që të vaksinohen 70% e popullatës.
‘Vende europiane kanë vënë alarmin për pandeminë e të pa vaksinuarve. Informimi i plotë i qytetarëve është themeli për mbarëvjatjen e vaksinimit. Për fat të keq edhe nga kjo sallë, ka njerëz që përfillin shkencën. Kemi angazhuar më shumë se 1100 vaksinator, mjekë e infermierë. Ne kemi siguruar lëvrimin e 500 mijë vaksinave Pfizer dhe ja dalëm të vaksinojmë personelin mjekësor, pensionistët, gjë që ndikoi në uljen e infektueshmërisë. Që nga muaji korrik çdo qytetar ka akses të plotë të marrë falas dozën e vaksinës, kudo ai banon. 36 mln dollarë ka vënë në dispozion qeveria shqiptare për ardhjen e vaksinave.
Kam vënë re tendenca për të keqinformuar. Të gjitha vaksinat që përdoren në Shqipëri janë të aprovuara nga OBSH. Janë kryer më shumë se 1 mln e 900 mijë vaksinime. Mbi 95% janë të pavaksinuar ato me forma të rënda. Deri në mesin e 2022 parashikojmë të vaksinohen mbi 70% e popullatës. Ndjej keqardhje kur dëgjoj të dalë nga goja juaj, një shprehje si ajo vaksina të pasigurta, dua të informoj qytetarët se ky koncept nuk ekziston. Kjo pasi vaksina merr aprovimin e agjencive të barnave ku prodhohet. Janë përdorur vetëm vaksina të përdorura nga EMA, FDA dhe OBSH si dhe nga agjenci të shteteve prodhuese. Po politizoni një proces që lidhet me jetën e qytetarëve.
Ndjej shumë keqardhje që nga goja juaj si mjek i shkëlqyer të dalë fjala vaksina të pacertifikuara dhe të pasigurta. Çdo vaksinë në bazë të fazave të prodhimit merr edhe miratimin e organizatave të rëndësishme. Vaksinimi është proces sfidues dhe jemi në garë me kohën, dhe për fat të keq rrjetet sociale kanë ndikuar në përhapjen e informacioneve të rreme. Për ne vaksinimi është një sfidë dhe vështirësia ka ardhur duke u rritur, nuk ka mungesë vaksinash , kemi qenë të parët dhe nuk kemi ndalur për asnjë moment. Përgjegjësia numër një e qeverisë është vaksinimi i qytetarëve. A duhet të bëjmë ne më shumë për të bindur qytetarët, se nuk ka mjet tjetër për shpëtimin nga virusi përveç vaksinimit patjetër që duhet më shumë punë”’- tha Manastirliu.
Shehu teksa bëri thirrje për vaksinimin e popullsisë, tha se në vendin tonë nuk duhet të përdoren më vaksinat ruse dhe kineze pasi janë të pasigurta dhe të pacertifikuara nga EMA. Ai tha se sot popullsia është e rrezikuar nga pandemia , madje akuzon qeverinë se po e kthen vaksinimin në sallatë ruse me kombinimin e vaksinave që njihen nga BE me ato kineze e ruse.
g.kosovari