Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi mbante me vete një pistoletë pa leje. I riu me iniciale M.B. ka qenë së bashku me dy persona të tjerë kur iu bë shenjë nga forcat “Shqiponja” të policisë për të ndaluar.
Në këtë moment, ata tentuan të largoheshin me vrap dhe 20-vjeçari hodhi nga çanta e dorës pistoletën.
Por, uniformat blu arritën që t’i kapnin. 20-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërsa shokët e tij Xh.L. 20 vjeç për moskallëzim krimi dhe Ç.V. 25 vjeç për largim nga banesa pasi ishte me masë sigurie arrest shtëpie për kultivim droge, dhe moskallëzim krimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/a.r