Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së një dite më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ylli Gosturanin, 45 vjeç.
Ai u konfliktua me dy shoferë të një autobusi të shkollës, Altin Vani dhe Veli Xhani, të cilët transportojnë nxënësit me pretekstin se makina e tyre u kishte zënë rrugën.
Pas konfliktit verbal ai nxori thikën dhe i qëlloi, më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
g.kosovari