Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 6 persona, të cilët lëviznin me armë zjarri me vete. Ndërsa në lagjen “Partizani” është gjetur ne shesh edhe nje pistolete, ku mësohet sipas burimeve se ka patur edhe nje konflikt mes disa petsonave.
Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, ndërsa ditën e nesërme pritet që të këtë një komunikatë zyrtare.
g.kosovari