Përdoruesit e Facebook, Instagram dhe messenger kanë shfaqur sërish problem për përdoruesit në të gjithë botën. Problemet kanë nisur që prej orës 17:30 të pasdites në disa vende të ndryshme.
Defekti vjen vetëm pak javë pas ndërprerjes së gjatë të kompanisë e cila së fundmi e ndryshoi emrin duke u quajtur Meta.
Në tetor të tre aplikacionet ndaluan së punuari për përdoruesit për disa orë. Të njëjtin problem shfaqi edhe Whatsapp, i cili gjithashtu është në pronësi të Meta.
/b.h