Komisioni Hetimor për 25 Prillin i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me krijimin e strukturës për Mbrojtjen e Votës nga PD. Janë 17 pyetje të cilave Basha, do duhet t’u përgjigjet pas kërkesës së socialistëve, se kur është themeluar kjo strukturë, si është financuar, numrin e anëtarëve apo nëse ekziston ende. Komisioni kërkon të dijë nëse ekziston mundësia që kjo strukturë të rithirret sërish nga Partia Demokratike dhe nëse janë analizuar incidentet ku është regjistruar ajo.
Pyetjet e Komisionit Hetimor për Bashën
Kur është themeluar Struktura e Mbrojtjes së Votës (S.M.V)?
Me çfarë platforme është themeluar kjo strukturë?
Cili është akti që e ka themeluar strukturën në fjalë dhe kush e ka nënshkruar atë?
Si janë organizuar nga qendra e partisë e deri në bazë?
Cila ka qenë skema organizative e S.M.V?
Si është financuar S.M.V?
Mbi çilat kritere është bërë rekrutimi?
Sa ka qenë numri i anëtarëve?
Cilët kanë qenë personat drejtues për çdo qark?
Cila ka qenë lista e anëtarësisë për çdo qark?
Si është normuar veprimaria e tyre dhe e secilit anëtar njësie?
A është analizuar në strukturat e PD veprimtaria e S.M.V?
A janë analizuar incidentet ku është përfshirë kjo strukturë?
A ka patur konstatime për shkelje të ligjit nga elementë të strukturës?
A ka patur përpjekje nga drejtuesit dhe strukturat udhëheqëse për korrigjimin e akteve të kundraligjshme?
A ekziston sot, a është ende e ngritur S.M.V?
Nëse jo, a ka skema të gatshme që parashikojnë rithirrjen e kësaj strukture?
Ndërkohë një listë me 10 pyetje i është dërguar edhe drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano në lidhje me numrin e ngjarjeve që lidhen me krimet zgjedhore të regjistruara nga uniformat blu. Në lidhje me SMV, Komisioni kërkon të dijë nëse ajo rezulton e përfshirë në ndonjë prej këtyre ngjarjeve.
Pyetjet për Gledis Nanon
Sa është numri i ngjarjeve që lidhen me krimet zgjedhore të rregjistruara nga Policia e Shtetit?
Sa prej këtyre ngjarjeve janë konstatuar kryesisht nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe për sa prej tyre ka patur kallëzim nga shtetasit?
Në sa prej këtyre ngjarjeve rezulton e përshirë Struktura e Mbrojtjes së Votës (S.M.V)?
Në cilat qarqe kanë ndodhur ngjarjet në fjalë?
Cilat prej ngjarjeve që lidhen me krimet zgjedhore apo të tjera, janë kallëzuar nga Struktura e Mbrojtjes së Votës apo nga shtetas të cilët kanë qënë të lidhur me këtë strukturë?
A ka patur ndonjë bashkëpunim të Struktura e Mbrojtjes së Votës me Policinë e Shtetit?
A ka patur ndonjë bashkëpunim të Partisë Demokratike të Shqipërisë (P.D.SH) me Policinë e Shtetit? Nëse po, cilët kanë qënë personat e kontaktit nga ana e PDSH?
A ka patur ngjarje për të cilat, pas kallëzimit në polici, është vendosur të mos hetohen më tej sipas parashikimeve ligjore? Nëse po, në sa nga këto ngjarje ka rezultuar e përfshirë S.M.V?
Gjatë hetimeve që ka kryer Policia e Shtetit, ka rezultuar se përsonat e përfshirë në ngjarje kanë qënë të armatosur? Nëse po, në sa nga këto ngjarje ka rezultuar e përfshirë S.M.V dhe si është përfshirë kjo e fundit?
Përshkruani në mënyrë të detajuar të gjitha ngjarjet që lidhen me krimin zgjedhor dhe të cilat ka patur hetime nga Policia e Shtetit, pavarësisht nëse ngjarja është referuar apo jo në Prokurori për procedimin e mëtejshëm dhe pavarësisht nëse S.M.V rezulton apo jo e përfshirë./m.j