Anëtarët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit.
Shqyrtimi i nismës së propozuar nga PD për ndryshimet kushtetuese dhe nisma e PS për zgjatjen e afateve të vettingut është bërë sërish objekt përplasjeje mes palëve.
“Keni vendosur që të hidhni në erë dialogun, seanca dëgjimore do i bëjmë klur të doni ne, si mund t’uia nënshtrosh votën se kur do të bëhen seancat dëgjimore, nëse na doni në në tryezë do duhet të bini dakord me ne”, tha Bardhi.
Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ka pasur debate sa i përket kalendarit të punës, ku palët nuk kanë rënë dakord. Nisur nga kjo mos dakordësi, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, solli në vëmendje deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me opozitën, gjë që sipas saj, nuk po ndodh.
“Njerëzit qeshin kur kujtojnë që Rama tha pas zgjedhjeve se me opozitën do të ketë dialog pa kufij, por para gjithë kohës na dilni dhe thoni kemi votat në komisione”, tha deputetja.
/b.h