Adoleshentja Kristjana Beqiri që një vit më parë ‘u bë e njohur’ kur dhunoi dhe grabiti një të moshuar në Lushnjë, ka treguar prapaskenat e ngjarjes.
Në një intervistë për “Shqipëria live”, ajo u shpreh se ndjehet krenare për dhunën ndaj të moshuarës, madje shtoi se do ta bënte sërish nëse ndjehej e kërcënuar.
Nuk do e bëja një veprim kot, kisha arsye nga pas. Nuk ishte për para, se do ishte gjëja më e ndyrë. Kam pasur probleme ndaj Megit, mbesës së Lumes.
I thashë Lumes pyet mbesën për këtë që të ndodhi sot. Këto ngjarje janë shumë të përballueshme për jetën time. Nuk jam penduar.
Nuk është dhunë psikologjike, gjithsecili ka mendjen e vet. Edhe traumat që kam kaluar unë nga mbesa e saj nuk janë pak,”-tha ajo./m.j