Verifikohet vetëm tani tërmeti më i thellë i regjistruar ndonjëherë nga njeriu. 751 km në thellësi të Tokës ishte epiqendra e një tërmeti që ndodhi në 30 Maj të vitit 2015 në arqipelag, ishuj të vegjël në brigjet e Japonisë, në Oqeanin Paqësor.
Dhe megjithatë ky tërmet nuk shkaktoi dëme pavarësisht se kishte një magnitudë prej 7.9 e shkallës Rihter.
Por shumë shpejt u kuptua se energjia e mbërritur në sipërfaqe ishte minimale pasi lëkundja sizmike kishte origjinë në thellësi të madhe.
Pas disa vite studimesh, është arritur në konkluzionin se ai tërmet e kishte fillesën në 751 km në brendësi të tokës, duke rezultuar pra edhe më i thelli i verifikuar ndonjëherë.
Zona e mantelit të ulët është një zonë që për gjeologët dhe sizmiologët mendohej e pamundur që të ishte origjinë e një tërmeti.
Sipas statistikave botërore shkencore, rezulton se pjesa më e madhe e lëkundjeve sizmike e kanë fillesën jo më shumë se 70-80 km në brendësi, 18% tejkalon thellësinë 70 km dhe vetëm 4% verifikohet përtej 300 km.
/a.r