Një 36-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri është vënë në pranga në Tiranë. Njoftohet se Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për verifikim një mjet në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”.
Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Forcat “Shqiponja” kanë mundur që për pak minuta t’i vënë pranga 36-vjeçarit me iniciale Sh. M, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të çantës së dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak.
g.kosovari