Gazetari Ferdinand Dervishi ka sjellë në emisionin “Opinion” një nga krimet më të rënda të famëkeqit Altin Dardha, ku ky i fundit u ka kërkuar dy vëllezërve të zgjedhin se cili prej tyre do të vdesë.
Dervishi u shpreh se Altin Dardha zgjodhi të vrasë një nga vëllezërit për shkak se babai i tyre e kishte qëlluar me çifte dhe i kishte nxjerrë syrin, teksa shtoi se sihte e çuditshme se si vëllezërit zgjodhën shumë shpejt që duhet të jetonte më i riu.
“Historia e vëllezërve ka këtë ngjarje: Në ‘95 babai i atyre, që këta dolën ta grabisin, i qëlloi me çifte dhe i nxori syrin Altin Dardhës. Ai nuk ja harronte këtë. Dhe çfarë ndodh? Në ‘97 kur ky bëhet mbret i Beratit dikush vete i thotë: Këta dy djemtë e atij që të qëlloi ty i ke në Pazar. Kishin dalë të shisnin presha ata, se atje në fshat ku ishin ngujuar, kishin ngelur pa bukë.
Ai shkon, i merr, i çon në kala ku çonte viktimat e veta dhe i thotë shumë i qetë, që unë një nga ju do vras dhe zgjidheni ju cili do vdesë. Dhe ata zgjodhën shumë shpejt, ishit e shumë e çuditshme si vendosën aq shpejt, duhej të jetonte ai më I riu”, tregoi Dervishi.
g.kosovari