Paris/ Policia qëllon për vdekje 46-vjeçarin që kërcënoi me thikë: “Allahu Ekber, Franca sundohet nga Shteti Islamik”

Policia franceze e ka qëlluar një person në stacionin e trenave “Saint-Lazare”, në Paris. Incidenti ndodhi pasi ai u ndalua për mosvendosje të maskës dhe më pas refuzoi që t’i zbatonte urdhrat e zyrtarëve të hënën në mbrëmje. Ai bërtiste “Allahu Ekber” dhe “Franca sundohet nga Shteti Islamik”.

Burri më pas e nxori thikën dhe mësyu drejt katër policëve duke bërtitur “Allahu Akbar. Franca sundohet nga Shteti Islamik” para se të qëllohej dy herë në gjoks. Ai ra mbi binarë dhe u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje kritike, raporton Daily Mail.

Sipas dokumenteve të identitetit që i janë gjetur në trup, i dyshuari është lindur në vitin 1974 dhe ka qenë i njohur për policinë shkaku i kërcënimeve e dhunës së mëhershme, por nuk ka qenë i njohur për shërbimet e inteligjencës.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com