Fatbardh Kadilli, ish-kandidati për kryetar i PD-së i jepe të drejtë Berishës kur thotë se PD ka shkarë majtas në drejtimin e Bashës.
Ai thotë se këto probleme i ka ngritur dhe ai në platformën e tij për kryetar.
Por rezerva ka për pretendimet e Berishës se Basha është peng i Ramës.
Kadilli: Ka një të vërtetë në atë që thotë Berisha. Basha nuk ndërtoi dot një opozitë përballë Ramës, nuk ndërtoi një aksion. Shfrytëzoi të gjitha mundësitë dhe mbështetjen dhe nuk bëri gjë. Berisha e akuzon si peng të Ramës, kam një rezervë të madhe. Nëse ka qenë, njeriu më i informuar në Shqipëri supozohet të jetë Berisha. Është e pafalshme nëse e ka ditur dhe e ka toleruar.