Demokratja që kishte ardhur nga Kanadaja, Ira Kurti, teksa ka marrë fjalën për të folur në “Foltoren” e Berishës, e ka “traumatizuar” atë, teksa e ka pyetur për kultin e individit.
Në fjalën e saj, ajo u shpreh se qytetarët nuk do të duhet të varen nga i ashtuquajti “kulti i individit”, duke parashikuar edhe ndërrimin e jetës së liderit historik të Partisë Demokratike.
Kjo i ka djegur shumë Berishës, pasi zonja në fjalë ka thënë se ai një ditë do të vdesë, por prapa do të mbeten demokratët.
Ira Kurti: Zoti Berisha a besoni ju tek kulti i invididit. Edhe ju një ditë do të ndërroni jetë…
Sali Berisha: Padiskutim!
Ira Kurti: Nuk iu them atë, edhe 100 u bëfshi. Po e kam fjalën ça do të bëjmë ne të shkretët këtu po të shkojmë vetëm pas 1-it dhe nuk ngrejmë një sistem në bazë parimesh./m.j