Përpara demokratëve të Kamzës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka marrë në dorë dhe kontrollon Partinë Demokratike.
‘Foltorja’, tha Berisha do ta çlirojë PD-në dhe do ta bëjë atë parti sovrane.
Gjithashtu, Berisha deklaroi se askush nuk mund të shesë dhe blejë me viza demokratët.
“Foltorja jonë ka tmerruar nomeklaturën e narkoshtetit. Bëjnë gjithçka për ta etiketuar, një qytetar nga minoriteti më shkruan një SMS, zoti Berisha këtyre që na vënë etiketa në foltore do t’u thuash që ne që mblidhemi në Foltore jemi burrat dhe gratë e djersës së ballit. Jetojmë me djersën e ballit tonë.
Ndaj dhe ne, PD-në që Edi Rama vendosi ta konfiskojë, ta shndërrojë në shtojnë të partisë së tij, do ta ngremë më fuqishëm se kurrë si opozitë. Dhe do t’i themi kujtdo në botë se sovranitetin e kësaj partie nuk mund ta prekë kush, ai sovranitet qëndron në idealet e qindra e mijëra jetëvbe të sakrifikuar nga diktatura komuniste, burgjeve të shqiptarëve në dikaturë, për besimin te zoti dhe liria.
Nuk mund ta prekë kush sovranitetin, t’i diktojë kësaj partie se kush do të jetë kryetari i saj përveç votës tuaj.
Nuk mund kush të imagjinojë se mund të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët, demokratët dhe demokratet e Shqipërisë.
Kurrë nuk do të ndodhë. Ne do të qëndrojmë si partnerë të denjë të SHBA-së, BE, do të qëndrojmë besnikë të vokacionit perëndimor të kombit shqiptar”, u shpreh Berisha./m.j
Hani bar