Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Rajmond Kunorën, i cili akuzohet se dhunoi vajzën 6-vjeçare.
27-vjeçari u arrestua ditë më parë, pas denoncimit të Spitalit Pediatrik Nënë Tereza në Tiranë, pasi panë të miturën me shenja dhune.
Ditëne sotme, prindërit e Rajmond Kunorës kanë folur për emisionin “Shqipëria Live” duke thënë se e gjithë kjo është një farsë dhe manipulim, sipas tyre krijuar gruaja e 27-vjeçarit dhe fisi i saj.
Çfarë thanë gjyshërit e të miturës
Gjyshi i 6 vjeçares: Nuk jemi të bindur, duhet të jetë një montazh manipulim, nuk e besoj kurrë, mund të jetë gruaja e tij me fisin e vet pas kësaj. Nëse vërtetohet se ai e ka prekur vajzën ashtu , djali s’do do të jetë djali im.
Gjyshja e 6-vjeçares: Unë mendoj që është e montuar, s’ka mundësi të jetë e vërtetë. Ata janë ndarë kur lindi vajza, patën tradhti, por ata e dinë vetë, e ka çuar burrin tim në polici, gjoja se e ka dhunuar burri im. Donte të na fuste në burg. Nuk na linte të takonim mbesën. Ajo më ka thënë që ka fol me vajzën dhe vajza ka thënë që s’më ka prek babi. Nusja ka pas interes me na bë keq, me na shujt si fis, më ka thënë ke për ta parë se çfarë do t’i bëj Mondit.
/a.r