Vetëm pak ditë pas ardhjes së drejtorit të Policisë Vendore të Qarkut të Korçës, Gjovalin Loka, ditën e sotme kanë ardhur edhe dy lëvizje të tjera në Komisariatet e Korçës dhe atë të Pogradecit.
Burime thanë se shefi i ri i komisariatit të Korçës është Bujar Laze i cili zëvendëson Krenar Gjokutaj, i cili ka një çështje me drejtësinë së bashku me 6 oficerë të tjerë të policisë rrugore të Korçës, por edhe oficerë të policisë së Tiranës, çështje e para pak ditëve.
Shefi i ri i komisariatit të Pogradecit është Oltion Agolli i cili zëvendëson në këtë detyrë Artur Hebaj. Burimet nuk thanë për pozicione që mund të kenë në vazhdim ish shefi i komisariatit të Korcës Krenar Gjokutaj dhe ai i Pogradecit Artur Hebaj.
/a.r