Për ish-nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi, Foltorja u krijua vetëm kur Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar, duke nënkuptuar se nuk do të ishte marrë një vendim i tillë, pasi vendimit për largim nga radhët e deputetëve demokratë.
“Asnjëra nga palët nuk kanë qëllim të mirë, Foltorja kërkon që pronar i vetëm të jetë Berisha, ndërsa Basha kërkon ta ruajë atë që e ka marrë përpara 8 vitesh. Kjo mund të prodhojë një rreze tjetër. As nuk i duhem e as nuk e llogaris. PD nuk ka vend për mua, sepse PD-ja ka degraduar që prej asaj dite. PD nuk ka nevojë për mua, PD ka për qëllim që të jetë siç është, atëherë nuk ka vend për ne. Nuk na duhet PD-ja. Nuk ka nevojë që opozita të futet në një garnizon ushtarak, PD mund ti shërbejë vendit nëse e zgjidh shpejt krizën e vet, e nëse kërkon aleancë me partitë e tjera të opozitës”, tha Patozi.
Ai shtoi se PD është në një luftë civile brenda saj. “Astrit Patozi nëse sheh një shenjë pozitive, është i gatshëm të futem në frontin e opozitës, ajo duhet të jetë një konfederatë. Nuk ka nevojë për politikë bipolare, në ndarje mes PS-së dhe PD-së. Ose me Foltoren ose me vulën e Lulzim Bashës, ndarje bardh e zi. Arkitekti që e ka shpikur mekanizimin e bardh e zisë është te Foltorja”, tha Patozi ne emisionin Politiko.