Fatbardh Kadilli ka komentuar edhe aksionin e Sali Berishës në PD. Kadilli shprehet se ky aksion që ka ndërmarrë Berisha i trimëron demokratët nga humbja, por kjo gjë sipas tij i afron më shumë me humbjen se sa i largon.
“Kur sot ka ende nostalgjikë ë Enver Hoxhës, imagjinoni se si është sot për Sali Berishën që para 8 vitesh të bënte ministër, drejtor, të bënte krenar kur ishte tifoz me skuadrën e tij. Berisha e përdor emocioni dhe ai këtë e ka talent, ai i trimëron demokratët, por Berisha i trimëron demokratët nga humbja, ai në fakt me atë që po bën i afron ato me humbjen, nuk ia largon atë. Demokratëve nuk iu duhet kjo, Berisha e ka mbajtur te bunkerizuar ketë parti.”, u shpreh Kadilli në emisionin “Shqip”.