Një makinë që besohet se i përkiste një gruaje shtatzënë, e cila u zhduk me vajzën e saj të vogël në Arkansas në vitin 1998, u gjet të martën, e zhytur në 8 metra ujë, me mbetje njerëzore brenda.
Sipas mediave të huaja, autoritetet thanë se Ford Tempo blu e nxjerrë nga liqeni Dardanelle në Russellville përputhej me përshkrimin e atij që drejtohej nga Samantha Jean Hopper, 19 vjeçe, e cila u raportua e zhdukur me vajzën e saj 22 muajshe, Courtney Holt, më shumë se 23 vjet më parë, në shtator të vitit 1998.
Hopper thuhet se ishte tetë muajshe shtatzënë kur u zhduk.
Ajo do të linte vajzën e saj përpara se të shkonte në një koncert në Little Rock, tha Zyra e Sherifit në një deklaratë për shtyp të mërkurën, por ata nuk mbërritën kurrë dhe makina e tyre “nuk u gjet kurrë”./m.j
C,na duhet ne?