Lideri i BDi-së Ali Ahmeti nuk pajtohet me vendimin e Zoran Zaevit për t’u tërhequr. Ai tha se ka pasur një bisedë të tensionuar mbrëmë me Zaevin duke ia bërë me dije se nuk pajtohet me lëvizjet e tij.
“Kam pasur bisedë goxha të tensionuar mbrëmë me Zaevin, që nuk jam pajtuar me lëvizjet e tij që i ka bërë me tërheqjen e tij nga partia dhe nga kreu i qeverisë. J
a kam bërë me dije pozicionet e forta të BDI-së. Këto janë zgjedhje lokale, ne para 1 viti kemi fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe ne kemi fituar mandat për të drejtuar politikat e shtetit.
Kështu që edhe sot kam pasur sërish bisedë me Zaevin me çka i kam thënë se nuk mund të bëjmë kompromise me çështje madhore, që ai të bëjë tërheqje. Të shqyrtohet në partinë e tij ky vendim që për mendimin tim është i paarsyeshëm dhe i ngutshëm”, tha për TV21 kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti./m.j